“Djajtë e Kuq” ofrojnë Aleks Telles për portierin e Portos

“Djajtë e Kuq” të Man. Junajtedit”, kanë shfaqur interesimin e tyre për të transferuar në “Old Trafford”, “gardianin” e Porto-s, portugezin e talentuar, Diogo Kosta.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat portugeze, Junajted do të tentojë të ulë çmimin e “kripur” prej 75 milionë eurosh për Kosta-n, nëpërmjet brazilianit Aleks Telles, i cili më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Porto.

Telles pëlqehet shumë nga tekniku i Porto, Serhio Konseisao dhe mund të zbresë deri në 25 milionë euro çmimin e 23-vjeçarit të portës. Ndërkaq, kujtjomë se Telles nuk ishte as këtë sezon pjesë e “Djajve të Kuq” teksa ishte i huazuar te skuadra e Sevilja-s, ku arriti të siguronte dhe trofeun kampion të Ligës Europa.

LEXO EDHE:

Back to top button