“Djajtë e Kuq” shtangin Juventusin, gati 100 mln euro për Tonalin!

Man. Junajtedi është gati të testojë vendosmërinë e Njukasëllit këtë verë për Sandro Tonalin. “Il Corriere dello Sport” thotë se Man. Junajted dëshiron të forcojë opsionet e tyre në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe lojtari i kombëtares italiane Tonali po shfaqet si një objektiv parësor.

Tonali është lidhur gjithashtu me një rikthim në Serie A te Juventusi, të cilët janë të gatshëm të përfshijnë Dushan Vlahoviç në ofertën e tyre për ish-yllin e Milanit dhe Breshës.

Por Man. Junajtedi do të ofrojë shumë të madhe për Tonalin, nëse ata fitojnë finalen e Ligës Europa, këtë muaj dhe kështu kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Man. Junajted është i përgatitur të shkojë deri në 100 milionë euro për të bindur Njukasëllin të shesë yllin e tyre, megjithëse gjithçka do të varet nga ndeshja e tyre me Totenhamin në finale e Bilbao-s.

LEXO EDHE:

Back to top button