“Djajtë e Kuq”, testohen nga mbrojtja italiane

Liga e Kampionëve do të sjell 8 përballje të tjera, në kuadër të raundit të tretë të garave në grupe. Ndeshja më interesante do jetë ndërmjet Man. Junajtedit dhe Atalantas.

“Jam i impresionuar me mënyrën e lojës të Atalanta-s, stili e tyre dhe mënyrën se si janë zhvilluar futbollistët. Qartë është se kanë një trajner të fortë. Ata kanë një filozofi të lojës sulmuese që besoj se shumë fansave iu pëlqen. Mirëpo secila skuadër kalon në një periudhë të vështirë dhe ne jemi në një të tillë.

Çka kam bërë nga disfata 2-4 ndaj Lesterit? Si edhe pas çdo ndeshje, fillojë me analizën e lojës , duke shikuar që të përmirësohemi në atë që kemi dështuar. Mirëpo ne duhet të reagojmë shpejtë, përball Atalanta-s. Në Ligën e Kampionëve ke 6 ndeshje në grupe dhe nëse fiton në tre ndeshje në terrenin vendas dhe ke rezulat pozitiv si mysafirë, atëherë se sigurisht je në fazën tjetër të garimit,” tha mes tjerash Ole Gunar Solskjaer, trajneri i Man. Junajtedit.

Manchester United’s manager Ole Gunnar Solskjaer gives instructions from the side line during the English Premier League soccer match between Manchester United and Brighton and Hove Albion at Old Trafford, Manchester, England, Sunday, Apr. 4, 2021. (Clive Brunskill/Pool via AP)

 

Ndërkohë Barcelona do këtë punë me Dynamo Kiev, derisa Bajern Munihu është mysafirë i Benfikës. Kampioni aktual i Evropës, skuadra e Çellit do të mirëpret Malmen, ndërsa Juventusi është mysafir i Zenitit.

 

Liga e Kampionëve – Java e 3

Barcelona – Dinamo Kiev (18:45)

Salzburg – Volfsburg (18:45)

Benfika – Bajern Munih (21:00)

Çellsi – Malme (21:00)

Lill – Sevilja (21:00)

Man. Junajed – Atalanta (21:00)

Jang Boys – Viljarreal (21:00)

Zenit – Juventus (21:00).

LEXO EDHE:

Back to top button