Djali dhe motra e Nicolas Maduro do të testojnë vaksinën ruse kundër Covid-19

Mediat në Venezuelë raportojnë se djali dhe motra e presidentit Nicolas Maduro do të jenë pjesë e 2000 vullnetarëve në vend që do të marrin vaksinën ruse, si pjesë e testimeve të fundit klinike të saj.

Në një komunikim me mediat, presidenti Maduro u shpreh se e mbështet vendimin e djalit të tij duke shtuar se dhe ai është i gatshëm të jetë ndër të parët persona që të marrë vaksinën Sputnik V sapo ajo të jeta gati për përdorim masiv.

Venezuela ka raportuar zyrtarisht 77 mijë raste me koronavirus dhe 650 viktima që nga nisja e pandemisë, por mendohet se shifrat mund të jenë dhe më të larta.

Rusia është vendi i parë që ka regjistruar zyrtarish një vaksinë kundër koronavirusit më 11 gusht dhe në atë kohë presidenti Putin tha se dhe vajza e tij ka marrë një dozë të saj. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur dyshime nëse kjo vaksinë ka kaluar në të gjitha hapat e nevojshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button