Djali i Ronaldinjos vazhdon traditën….firmos për Barcelonën

Djali i ish-yllit botëror dhe të Barcelonës, Joao de Assis Moreira është larguar nga Kruzeiro për të kaluar te ekipi i U-19 të Barcelonës. I transferuar në korrik 2003 nga blaugranët, Ronaldinho Gaucho u bë një simbol i Barcelonës dhe bëri histori duke qenë protagonist i titullit të Ligws sw Kampionwve, përveçse fitoi dy “Topa të Artë”, duke veshur fanellën e klubit katalanas.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, negociatat janë bërë direkt nga xhaxhai Roberto de Asis , i cili ishte edhe menaxheri i Ronaldinjos.

Te Kruzeiro, Joao Mendes mbërriti në maj 2018, kur ishte vetëm 13 vjeç. Një vit më pas, ai nënshkroi marrëveshjen e tij të parë me klubin nga Minas Gerais dhe u integrua te U-14. Më pas, mesfushori u bë pjesë e skuadrës U-17.

LEXO EDHE:

Back to top button