Djaloshi i djallëzuar erdhi tek Papa dhe reagimi i tij i bëri të gjithë të qeshin

Djaloshi i djallëzuar erdhi tek Papa dhe reagimi i tij i bëri të gjithë të qeshin

Papa Françesku u befasua nga një djalë që iu afrua të mërkurën gjatë audiencës së përgjithshme, gjatë së cilës foli për rëndësinë e dialogut mes të rinjve dhe të moshuarve.

“Si e ke emrin? Të pëlqen të qëndrosh këtu?”, e pyeti Papa djalin e vogël që i qëndronte pranë.

Por djali nuk iu përgjigj, vetëm qëndroi për pak pranë Papës.

“I vogli është trim”, tha ai duke buzëqeshur, sidomos duke pasur parasysh faktin që sapo kishte folur për rëndësinë e dialogut mes të rinjve dhe të moshuarve.

Përveç djalit në skenë, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi edhe një pjesëtar i Gardës Zvicerane, i cili ra në pavetëdije.

Në transmetimin e Vatican News shihet se si zyrtarë të lartë të Vatikanit nxitojnë në ndihmë të tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button