Djaloshi në Zelandë të Re gjen një krimb të gjatë

Djaloshi në Zelandë të Re gjen një krimb të gjatë

Ky është momenti shokues kur një krimb i gjatë sa një pesëvjeçar zbulohet nga një nxënës shkolle duke luajtur në kopshtin e tij.

Barnaby Domigan, nëntë vjeç, u fotografua me krimbin e tokës një metra të gjatë nga babai i tij, Chris, pasi e gjeti atë në një përrua jashtë shtëpisë së familjes.

“Ai ishte i befasuar dhe absolutisht i tronditur që një krimb mund të ishte kaq i madh dhe ishte shumë i emocionuar”, tha nëna e tij, Jo.

“Barnaby po luante në oborrin tonë me vëllezërit e motrat e tij – Frankie, Pearl, Abraham dhe Remi”.

“Ai po eksploronte ujin për të parë nëse kishte ndonjë gjë interesante atje dhe kur gjeti krimbin gjigant, përdori një shkop për ta nxjerrë jashtë”.

“Ne nuk e matëm atë, por ai mendon se ishte aq i gjatë sa të dy krahët e tij, kështu që ne imagjinojmë se ishte rreth një metër i gjatë”.

“Ai e thirri burrin tim për të bërë shpejt foton”.

Barnaby, i cili jeton në Christchurch, Zelandë të Re, donte të mbante zbulimin e tij të pazakontë – por mamaja dhe babi nuk u pajtuan.

“Kështu që ai e vendosi përsëri në buzë të ujit ku e gjeti”, tha Domigan, 40 vjeçe.

Familja që atëherë ka mësuar se ka disa lloje krimbash në Zelandën e Re që mund të rriten mbi 30 centimetra në gjatësi.

LEXO EDHE:

Back to top button