“Do rrëzoj Putinin dhe më pas do kandidoj për presidente”, deklarata e fortë e Julia Navalnya

“Do rrëzoj Putinin dhe më pas do kandidoj për presidente”, deklarata e fortë e Julia Navalnya

Julia Navalnya, gruaja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka thënë se një ditë do të kthehet në Rusi dhe do të kandidojë për presidente kur shefi i Kremlinit Vladimir Putin të mos jetë më në pushtet.

“Kundërshtari im politik është Vladimir Putin. Dhe unë do të bëj gjithçka për të rrëzuar regjimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Navalnya për BBC.

“Kur të vijë koha, do të marr pjesë në zgjedhje…si kandidate”, shtoi ajo.

Navalnya nënvizoi se për sa kohë që Putini, udhëheqësi i Rusisë që nga 1999 të jetë ende në pushtet, ajo nuk do të kthehet në atdhe.

Bashkëshorti i saj vdiq në moshën 47 vjeçare, më 16 shkurt të këtij viti dhe prej asaj kohe opozita ruse që humbi liderin e saj më karizmatik dhe popullor nuk ka mundur të ngrejë kokë.

Asnjë lider i vetëm nuk është shfaqur për të bashkuar opozitën e larmishme të vendit dhe ka mosmarrëveshje të rëndësishme midis grupeve të ndryshme të disidentëve rusë jashtë vendit.

Kremlini i përshkruan aleatët politikë të Navalny si ekstremistë të rrezikshëm që synojnë të destabilizojnë vendin në emër të Perëndimit, ndërsa sipas tyre Putini ka mbështetjen dërrmuese të rusëve të zakonshëm, duke treguar sondazhe në të cilat popullariteti i tij kalon 80%, shkruan A2.

Navalnya sakaq ka akuzuar gjithmonë Putinin se ka urdhëruar vrasjen e burrit të saj, një pretendim që Kremlini e ka mohuar vazhdimisht.

Sipas AP dhe Wall Street Journal, agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Putini nuk urdhëroi vrasjen e Navalny, por në gusht, Navalnaya hodhi poshtë raportet e hetuesve se bashkëshorti i saj vdiq nga një “kombinim sëmundjesh”.

Ajo tha për BBC se Fondacioni Kundër Korrupsionit, të cilin ajo e drejton në vend të bashkëshortit të saj, ka prova të cilat do t’i zbulojë kur të ketë “të plotë imazhin e asaj që ndodhi”.

LEXO EDHE:

Back to top button