Do të doja të bashkohesha me Barçën, e kam ëndërruar që kur isha fëmijë

Zhoao Feliks ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona. Mesfushori i Atletikos i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e tij.
“Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të bashkohesha me Barçën. E kam ëndërruar që nga fëmijëria. Nëse kjo ndodh, për mua do të jetë një ëndërr e realizuar”, tha portugezi.
Kontrata e Feliksit me Atletikon është deri në vitin 2027. Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Çellsi në formë huazimi.