“Do të doja të isha në krye të renditjes pas 19 javësh kampionat, jo sot”

Liverpulli është në krye të renditjes në Premier Ligës pas gjashtë javëve të para, një rezultat që trajneri Arne Slot nuk e priste. Skuadra e tij ka bërë paraqitje të mira, duke lënë pas Man. Sitin dhe Arsenalin. Gjithsesi, trajneri holandez nuk kalon në eufori.
“Është mirë të jesh në majë. Të gjitha duan të jenë aty, në krye të renditjes, por kjo nuk më tregon shumë për momentin. Nëse shikoni Vulverheptonin, me të cilët luajtëm ndeshjen e fundit, ata janë poshtë në tabelë, por ata luajtën shumë më mirë se kaq. Do të doja të isha në krye të renditjes edhe pas 19 javësh kampionat, jo sot”, u shpreh Slot.
Skuadra e “The Reds” përgatitet për ndeshjen e radhës në Ligws sw Kampionwve, kundwr Bolonjws.
“Është një moment i mirë dhe shpresoj që kampionati të na frymëzojë për të bërë mirë edhe në Europë”, u shpreh trajneri Arne Slot.