Do të gjobiteni: Ja kur nuk mund të ndizni kondicionerin apo ngrohjen në automjetin tuaj në Gjermani

Do të gjobiteni: Ja kur nuk mund të ndizni kondicionerin apo ngrohjen në automjetin tuaj në Gjermani

Drejtuesit në Gjermani duhet të jenë të kujdesshëm nëse duan të përdorin një ngrohës ose kondicioner në automjetin e tyre.

Përkatësisht, Ligji për Komunikacionin parasheh rregullime të qarta për këtë, siç raporton revista Fenix Siç thuhet në Ligj, ndalohet ndezja e motorit kur vetura nuk është në lëvizje për shkak të trafikut, vetëm për ndezjen e ngrohësve në automjet. E njëjta gjë vlen edhe nëse kondicioneri përdoret në këtë mënyrë gjatë verës.

Sipas listës së gjobave të trafikut në Gjermani, kushdo që kapet për këtë kundërvajtje do të gjobitet me 80 euro. Ndalimi përkatës zbatohet gjithashtu nëse automjeti është në pronë private dhe motori është në punë – atëherë hyn në fuqi Ligji Shtetëror i Kontrollit të Emetimeve, i cili gjithashtu parandalon funksionimin e panevojshëm të motorit.

LEXO EDHE:

Back to top button