“Do të jetë viti ynë, gati për sezonin e ri dhe më të fortë se kurrë më parë”

Për Jasir Asanin, viti 2023 ishte një nga më të mirët në karrierën e tij. Lojtari mori një ftesë të papritur nga trajneri i Shqipwrisw, Sylvinjo, kur dukej se shpresat kishin humbur.

Besimin e brazilianite, Asani e vlerësoi në maksimum dhe në fushën e lojës shkëlqeu duke shënuar 3 gola magjik që i dhanë një dorë të madhe kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2024”.

Asani po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Korenë e Jugut, aty ku me ekipin e tij Gvanzhu do të synojë të arrijë suksesin e rradhës. Me një postim në Facebook ai shprehet se ky vit do të jetë i tyre, ndërsa nuk harron as flamurin kuqezi.

“Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë. Do të jetë viti ynë”, shkruan Asani.

LEXO EDHE:

Back to top button