Do të publikohen emrat e të gjithë shtetasve të Maqedonisë me shtetësi bullgare

Do të publikohen emrat e të gjithë shtetasve të Maqedonisë me shtetësi bullgare

Në lexim të parë në Kuvendin e Bullgarisë, shumica e deputetëve i mbështetën ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to është paraparë që të publikohet edhe regjistri i të gjithë personave me pasaportë bullgare. Sipas eurodeputetit bullgar nga radhët e partisë GERB, Andrej Kovaçev, në këtë mënyrë do të dihet se kush ka pasaportë bullgare edhe në Maqedoni. “Me ndryshimin e fundit do të bëhen të njohur publikisht të gjithë bashkatdhetarët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë shtetësinë bullgare në 22 vitet e fundit në bazë të origjinës së dëshmuar bullgare. Kështu, këta mbi 120.000 bullgarë të Maqedonisë, mes të cilëve ka shumë politikanë, deputetë, ministra, kryetarë komunash, shefa shërbimesh, kryetarë partish, pronarë mediash dhe televizionesh, gazetarë, komentues, si dhe familjet e tyre, do të mbrohen publikisht nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit nga institucionet maqedonase sepse ndihen si bullgarë”, ka shkruar Kovaçev në rrjetet sociale. Ndryshimet ligjore janë në fillim të procedurës parlamentare. Ato u dorëzuan nga partitë GERB dhe partia pro-ruse Rilindja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button