Do t’ju ndriçojë ditën: Demi dhe rosa janë miqtë më të mirë, shikoni si shkojnë mirë
Do t'ju ndriçojë ditën: Demi dhe rosa janë miqtë më të mirë, shikoni si shkojnë mirë

Një video e një miqësie të pazakontë mes një rosë dhe një demi skocez është bërë një hit i madh në rrjetet sociale, duke mbledhur më shumë se 12 milionë shikime.
Përdoruesi i TikTok Bre Boyette ndau një video të demit të saj Dumpy dhe një rosë të bardhë duke notuar së bashku në një pellg në pronën e saj. Në video, pronari mund të dëgjohet duke thënë: “Dumpy, unë mendoj se ai të do. Nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë tundja e kokës, do të më duhet ta kërkoj në google, por mendoj se do të thotë që ai të do.’
“Ti je lopa e tij.” Ai vendosi që ti do të jesh shoku i tij më i mirë për gjithë jetën”, shtoi ajo.
@brehillboyette The way they BOTH just rolled out on me 😅 #minicow #highlandcow #cowsoftiktok #ducksoftiktok #duck ♬ original sound – Bre Boyette
Siç shkruan “Newsweek”, rosat tundin kokën kur duan të thonë se janë të lumtur apo se i pëlqen dikush.
Videoja e demit Dumpy dhe rosës Marshmallow ka mbledhur më shumë se 2.6 milionë pëlqime dhe 9200 komente.
“Kam kërkuar në google këtë!” Një tundje me kokë do të thotë se ai e do atë’; “Ky më duket si parajsë”; “Mjedis i bukur dhe kafshë”, “Më kujtojnë Shrekun dhe Gomarin”, “Dua ta lexoj këtë miqësi në një libër”, janë disa nga komentet.