Dobitë e ngasjes së biçikletës për shëndetin e njeriut
Dobitë e ngasjes së biçikletës për shëndetin e njeriut

Si të gjitha llojet e ushtrimeve me intensitet të moderuar, çiklizmi i rregullt (3 deri në 5 herë në javë për një total prej 150 minutash) do të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, do të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe mundet edhe të ulë rrezikun e disa formave të kancerit.
Çiklizmi do të përmirësojë kapacitetin aerobik dhe durimin, ashtu sikundër do të tonifikojë muskujt si edhe kofshët. Një orë çiklizëm mund të djegë rreth 250 dhe 700 kalori, në varësi të intensitetit. Ai është edhe një zvogëlues i mirë i stresit.
Për ato që mund të jenë mbipeshë ose mund të kenë probleme të nyjeve, gjë e cila i bën të vështira ushtrimet e peshave, çiklizmi është një opsion i mirë i fitnesit.
Përfitimet e mundshme shëndetësore të çiklizmit
Çiklizmi i rregullt në një nivel të shëndetshëm mund të ketë efekte dobiprurëse për organet dhe sistemin e trupit.
Zemra dhe sistemi i qarkullimit
Kur ushtroheni, zemra rreh më fortë dhe pompon më shumë gjak rreth trupit për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm muskujt, në mënyrë që ato të kryejnë punën. Në pushim, zemra pompon 4 litra gjak në minutë, por gjatë aktiviteteve aerobike të moderuara siç është çiklizmi, kjo rritet në afërsisht 20 litra gjak për minutë.
Të ushtruarit në këtë mënyrë e bën zemrën që të jetë më e madhe dhe më e fuqishme. Edhe bicepsi gjatë të ushtruarit bëhet më i madh. Ky lloj ushtrimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e krijimit të depozitave dhjamore në arteriet e zemrës (arteriet koronare). Kjo është arsyeja se përse njerëzit që marrin pjesë në aktivitete fizike të rregullta kanë një rrezik të ulët të sëmundjes kardiovaskulare krahasuar me ato që nuk marrin pjesë.
Presioni i gjakut
Aktivitetet e rregullta aerobike siç është çiklizmi mund të parandalojnë ose të ndalojnë zhvillimin e presionit të lartë të gjakut dhe të ulin presionin e lartë të gjakut.
Kolesteroli
Ushtrimet e rregullta aerobike mund të ulin nivelet e kolesterolit, ashtu sikundër të përmirësojnë profilin e kolesterolit duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë (kolesteroli HDL) ndaj kolesterolit të keq (kolesteroli LD) në gjak.
Truri
Njerëzit të cilët marrin pjesë në ushtrime të rregullta kanë një nivel më të ulët të yndyrave në gjak dhe profile lipidesh më të mira, në krahasim me të tjerët. Kjo nënkupton se ato kanë më pak mundësi që të zhvillojnë sëmundjen arteriale, që është një faktor rreziku për atake.
Muskujt dhe nyjet
Ushtrimet që përmirësojnë forcimin e muskujve, koordinimin dhe ekuilibrin, zvogëlojnë mundësinë e rënieve tek të moshuarit dhe përmirësojnë lëvizjen dhe lubrifikimin e muskujve. Këto ushtrime pëmirësojnë gjithashtu edhe qëndrimin dhe ekuilibrin.
Çiklizmi i lehtë, ndihmon personat që vuajnë nga artriti, në lirimin e dhimbjeve të nyjeve, ënjtjeve dhe rritjes së fleksibilitetit.
Mushkëritë
Rritja e ngadaltë në gjak e nivelit të dioksidit të karbonit që ndodh gjatë të ushtruarit, sjell rritjen e frymëmarres (një rritje në ventilimin e mushkërive). Ky veprim rrit edhe dërgimin e oksigjenit në mushkëri, që mund të merret pastaj nga gjaku për t’u furnizuar me oksigjenin shtesë. Ushtrimet e rregullta aerobike siç është çiklizmi do të pëmirësojnë ventilimin e mushkërive dhe efikasitetin.
Aktivitetet me intensitet të moderuar siç është çiklizmi mund të ulin edhe rrezikun e kancerit të mushkërive.