“Doja të kthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur”

Lionel Mesi ka folur për largimin e tij nga Paris Sen Zhermain dhe ka zbuluar se donte të kthehej te Barcelona, por lëvizja nuk u realizua. Ylli argjentinas ishte i gatshëm të kthehej në “Kamp Nou” pas dy viteve të kaluara te PSZH, por rikthimi i tij ishte i pamundur.
Është vet sulmuesi i Interi Majamit, i cili ka zbuluar idenë e tij për t’u rikthyer, por e cila nuk arriti të materializohej dhe ai vendosi për një vend tjetër
“Kisha synimin të kthehesha në Barcelonë dhe të isha në gjendje të kthehesha në një vend që gjithmonë doja të isha, por nuk ishte e mundur përsëri”, ka thënë fillimisht Messi në një intervistë për “Simplemente Futbol”.
“Pas kësaj, (vendosja për një klub të ri) u bë një vendim familjar. Fakti që fituam Kupën e Botës gjithashtu pati një ndikim të madh. E kisha të qartë se nuk doja të isha në një ekip tjetër në Evropë, nuk doja të shkoja në asnjë prej tyre”, përfundoi ylli argjentinas.