Dolën detaje të një romance sekrete: Shakira dhe Nadal ishin të dashuruar?

Pasi Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund romancës së tyre 12-vjeçare, u raportua se këngëtarja kolumbiane ishte në një lidhje me tenistin e famshëm spanjoll.
Gjegjësisht, sipas paparacit spanjoll Jorge Martin, Shakira ishte në një lidhje me Rafael Nadal para se të takohej me Pique në vitin 2009.
Nga ana tjetër, Nadal ishte në një lidhje me gruan e tij aktuale Siska në atë kohë.

Shakira dhe Nadal u takuan gjatë xhirimeve të videoklipit për hitin e saj “Gipsy” kur mes tyre thuhet se ka ndezur një romancë.
Interesant është edhe fakti se ylli kolumbian është takuar me Piquen gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Waka, waka”, e cila ishte himni i Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, një vit pas xhirimit të videos me Nadalin.
Asnjëri nga të dy nuk ka komentuar akuzat për këtë aferë.