Doli dje pozitiv me COVID, Macron flet për gjendjen shëndetësore

Një ditë pasi u konfirmua pozitiv me koronavirus, presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë sot detaje për shëndetin e tij. Në një video në rrjetet sociale, Macron thotë se është mirë dhe se do të raportojë në mënyrë transparente për gjendjen e tij shëndetësore.

“Nuk ka asnjë arsye që gjërat të shkojnë keq,” tha ai në një postim në Twitter, duke shtuar se  do të vazhdojë të merret me punët e qeverisë, megjithëse “me një ritëm më të ngadaltë”.

Macron rezultoi pozitiv një ditë më parë, ndërsa shfaqi shenja të virusit, si lodhje, kollë dhe ethe.

LEXO EDHE:

Back to top button