Dominojnë Klivlendi dhe Oklahoma, sërisht disfatë për Lejkersin

Ekipi i Klivlendit dominon renditjen e Konferencës së Lindjes pas fitores 124-113 ndaj Juta Xhazit. Katër lojtarë të Kavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Në Perëndim, në vendin e parë ndodhet ekipi i Oklahomës, që fitoi 123-105 ndaj Uashingtonin. Zhgënjen skuadra e Lejkersit, që në fushën e saj u mund 117-114 nga Detroit. Vendimtar stoli për ekipin mik, nga ku erdhën 52 pikë. LeBron Xhejms realizoi një “triple double” për Lejkers (28 pikë, 11 kërcime, 11 asist), por që s’mjaftuan.
Humbet edhe ekipi i Golden Stejtit, që u mund 111-105 nga Indiana (Tarner 23 pikë), ndërsa Denver fitoi 117-90 ndaj Fenixksi, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikolla Jokiç, autor i 32 pikëve.
NBA-Rezultatet
Sharlot– Hojuston, 101-114
Klivlend – Juta Xhaz, 124-113
Orlando – Boston, 108-104
Filadelfia – San Antonio, 111-106
Atlanta – Minesota, 117-104
Majami – Bruklin, 110-95
NJu Jork – Toronto, 139-125
Çikago – Milluoki, 91-112
Memfis – Klippers, 110-114
Oklahoma – Uashington, 123-105
Dallas – Portland, 132-106
Denver – Feniks, 117-90
Golden Stejt – Indiana, 105-111
Lejkers – Detroit, 114-117