Dominon MekLaren, probleme për Mercedes dhe Ferrari

Në pistën e Sakhir, në Bahrein, kanë nisur testet e para në Formula 1, në prag të sezonit 2021 që nis pas dy javësh. Kohën më të shpejtë në sesionin e paradites e realizoi australiani Daniel Rikiardo me MekLaren. Ai la pas Pierre Gaslin me “Alpha Tauri “ dhe Maka Verstapen me “Red Bull”.

 

 

Probleme për makinën Mercedes të Valteri Bottas, që përshkoi vetëm xhiro dhe më pas u tërhoq për shkak të një problemi me kambion. Probleme teknike pati edhe Sharll Leklerk me Ferrari, të cilit iu fik makina gjatë testeve, duke bërë që të valëvitej flamuri i kuq (në total përshkoi 59 xhiro).

Në pistë zbriti edhe Mik Shumaher, me makinë “Haas”, që u pozicionua i parafundit (la pas Bottas), shumë larg më të mirëve. Ai përshkoi vetëm 15 xhiro. Testet dimërore në Bahrein do të vijojnë deri më datën 14 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button