“Don Xhoni paguan 10 milionë lekë sponsorizime për klikime”

Erik Lloshi është një ndër artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare. Së fundmi ai ka publikuar projektin më të ri muzikor. Teksa ka folur për këngën e tij më të re “Kshu je ti” ai është shprehur se shumë këngëtarë shqiptarë i blejnë klikimet.
Ai ka deklaruar se disa madje paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) vetëm e vetëm që të marrin klikime në Youtube.
“Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku”, është shprehur ai.