Donatella Versace shfaqet për herë të parë pas largimit nga ‘Versace’, feston me Kate Moss dhe Amber Valletta
Donatella Versace shfaqet për herë të parë pas largimit nga ‘Versace’, feston me Kate Moss dhe Amber Valletta

Donatella Versace u pa për herë të parë në publik që pas largimit nga posti i Drejtoreshës Kreative të markës ‘Versace’, teksa festonte në klubin e natës Tramp në Londër me supermodelet Kate Moss dhe Amber Valletta.
Stilistja 69-vjeçare shkëlqeu me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse të zbukuruara, ndërsa u shoqërua nga mikeshat e saj të ngushta.
Largimi i saj nga ‘Versace’, pas më shumë se dy dekadash në krye të markës, u shoqërua me spekulime për tensione me Capri Holdings, grupin që bleu markën në 2018.
Megjithatë, ajo do të vijojë si ambasadore kryesore e markës, duke u fokusuar në projekte filantropike.
Donatella është një ikonë e modës me një ndikim të jashtëzakonshëm, duke veshur yje si Taylor Swift, Beyoncé, Dua Lipa dhe Jennifer Lopez.
Largimi i saj ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e markës, duke qenë se stili dhe lidhjet e saj me botën e showbiz-it ishin thelbësore për suksesin e Versace.
Drejtimi kreativ tashmë i është besuar Dario Vitale, i cili premton të ruajë trashëgiminë e shtëpisë së modës.