Donçiç dhe Rivs të pandalshëm, Lejkersi arrin fitoren e 7-të radhazi

Los Anxheles Lejkers ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi të sezonit, pasi triumfoi ndaj Nju  Orlins Pelikans me rezultat 133:121. Edhe një herë, figura kyçe e ndeshjes ishte Luka Donçiç, i cili udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse me paraqitjen e tij mbresëlënëse.

Slloveni e nisi takimin furishëm duke shënuar 20 nga 34 pikët e tij që në çerekun e parë, ndërsa deri në fund të ndeshjes shtoi gjithsej 12 kërcime dhe 7 asistime. Me këtë performancë, ai u vlerësua si lojtari më meritor për suksesin e Lejkersave, të cilët tashmë numërojnë 13 fitore në këtë sezon.

Përkrah tij, Ostin Rivs shkëlqeu gjithashtu duke kontribuar me 33 pikë dhe 8 asistime, ndërsa loja kolektive e skuadrës bëri diferencën në momentet vendimtare të sfidës. Në këtë takim mungoi LeBron Xhejms, i cili po pushon për shkak të një shqetësimi në këmbë. Megjithatë, Lajkersat nuk u ndalën dhe shfaqën dominim të plotë në shumicën e ndeshjes.

Në kampin tjetër, Nju Orlins, kishin dy lojtarë protagonistë, Brajs MekGouen me 23 pikë dhe Sadik Bej me 22 pikë.

Në takimet e tjera: Klilvendi 115 – 117 Bostoni, Nju Jorku 116 – 94 Toronto, Filadelfia 134 – 142 Atlanta, Portland 115 – 123 Oklahoma, Minesota 125 – 112 San Antonio, Sakramento 107 – 115 Memfis, LA. Lejkers 133 – 121 Nju Orlins.

LEXO EDHE:

Back to top button