Donçiç siguron fitoren Lejkersit, Klivlend e Hjuston në zonën “Play Off”

Skuadra e Lejkersit fitoi 129-118 në fushën e Çikagos, duke korrur suksesin e dytë radhazi. Ndeshje spektakolare mes dy ekipesh rivale, ku shkëlqeu Luka Donçiç, me 46 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga LeBron James me 24 pikë.

Nuk zhgënjen Boston, që në fushën e tij mundi 102-94 Portlandin, sfidë u dallua Priçard me 23 pikë. Zhgënjen skuadra e Golden Stejtit, që u mund 108-83 nga Minesota (44 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për vendasit).

Hjustoni ngjitet në vendin e katërt në Perëndim pas fitores 108-99 ndaj Memfisit, ndeshje ku Durant dhe Shengun realizuan nga 33 pikë secili për teksanët.

Ekipi i Klivlendit, falë 45 pikëve të Donovan Mitçellit, mundi 114-98 Orlando.

NBA-Rezultatet

Atlanta – Indiana, 132-116

Sharlot – Filadelfia, 130-98

Klivlendi – Orlando, 114-98

Bostoni – Portland, 102-94

Çikago – Lejkers, 118-129

Hjustoni – Memfisi, 108-99

Minesota – Golden Stejt, 108-83

LEXO EDHE:

Back to top button