Dopingu, pezullim dy-vjeçar dhe konfiskim i medaljes për mundësin rus

Mundësi rus Dmitry Baboriko është pezulluar për dy vjet nga të gjitha garat, pasi u konfirmua se ka përdorur substanca dhe suplemente të ndaluara.
Baboriko ka rezultuar pozitiv me “tamoxifen” në një test të kryer në vitin 2023 në Shqipëri, ka njoftuar Agjencia Ndërkombëtare e Testimit dhe Integritetit Sportiv (ITA), ndërsa informacioni është konfirmuar edhe nga Federata Botërore e Sporteve Luftarake.
Pezullimi dy vjeçar u pranua nga mundësi, e cila do të humbasë edhe medaljen e argjendtë në kategorinë e rëndë (130 kg), e fituar në stilin greko-romak. Ndalimi i performancës skadon në dhjetor 2026.