fbpx

Dorëzimi i vaksinave kundër koronavirusit në botë do të jetë sfidë historike, nevojiten 8.000 aeroplanë

Dorëzimi i vaksinave kundër koronavirusit në botë do të jetë sfida më e madhe e transportit në histori, thonë përfaqësuesit e industrisë së aviacionit, transmeton Bi-Bi-Si.

Për të shpërndarë vaksinat do të duhen 8.000 aeroplanë Boing 747, që të shpërndahen në të gjitha vendet, kumtoi Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Megjithëse vaksina nuk është prodhuar ende, me përjashtim të Rusisë, IATA tashmë po punon me linjat ajrore, aeroportet dhe organizatat kombëtare shëndetësore për të planifikuar transportin e saj.

Plani i shpërndarjes parashikon një dozë për një person, shkruan Bi-Bi-Si.

Megjithëse, transporti i mallrave është fokusi i ri i industrisë së shkatërruar të aviacionit, shpërndarja e vaksinave është detyrë shumë më komplekse.

Aeroplanët së pari duhet të përmbushin standarde të tilla si aftësia për të ruajtur temperaturat në mes 2 gradë dhe 8 gradë, ndërsa disa vaksina kërkojnë temperatura nën zero.

LEXO EDHE:

Back to top button