Borusia Dortmundi firmos me 16 vjeçarin e Anderlehtit

Një tjetër lojtar i talentuar bëhet pjesë e Borusias së Dortmundit, që i mbetet besnike filozofisë së investimit te lojtarët premtues. Klubi verdhezi ka zyrtarizuar blerjen e Julien Duranville nga Anderlehti për 9 milionë euro.

Djaloshi 16-vjeçar ka seleksionuar gjashtë ndeshje deri tani në Jupiler Pro League dhe konsiderohet një lojtar me aftësi të ngjashme me ish-anësorin e Dortmundit, Xhadon Sanço. Duranville ka nënshkruajë marrëveshje me kohëzgjatje deri në qershor 2007.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Julien dhe familja e tij patën besim te ne dhe që tani e tutje ai do të veshë ngjyrat tona. Julien është një anësor i shpejtë, teknikisht i fortë dhe kreativ. Tek ai shohim potencial të madh. Ne do të dëshironim të punonim së bashku në vitet e ardhshme për të shfrytëzuar këtë potencial dhe për të çuar përpara zhvillimin e tij. Tashmë e kemi dëshmuar disa herë në të kaluarën me talentet e reja. Fokusi ynë kryesor tani është në integrimin e Julienit në skuadrën tonë profesionale dhe mjedisin e ri sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke e sjellë gradualisht në nivelin e Bundesligës,” tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl.

LEXO EDHE:

Back to top button