Dortmundi mban mbrojtësin një vit për ta humbur me parametra zero!?

Niko Shloterbek po pret momentin e duhur për një hap të madh në karrierë, duke shpresuar që t’i hapet një derë te Barcelona, Real Madridi ose Bajern Munihun.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se rinovimi i kontratës me Borussia Dortmund aktualisht nuk është skenari më i mundshëm. Klubi gjerman kërkon një sqarim deri në muajin janar, por deri tani nuk e ka vënë mbrojtësin nën presion për të marrë një vendim të shpejtë.

Dortmundi pritet të mbajë një qëndrim të fortë në negociata, të ngjashëm me atë që Leverkuzeni pati në rastin e Xhonatan Tah, duke mos pranuar një largim për shifra rreth 25–30 milionë euro, edhe nëse kontrata i mbetet me vetëm një vit.

Klubi është i gatshëm të rrezikojë humbjen e Shloterbek si transferim i lirë në vitin 2027. Ndërkohë, te Bayern ai mbetet një opsion në listë, së bashku me Mark Guehi, por prioriteti kryesor vazhdon të jetë rinovimi i kontratës së Dajot Upamekano.

LEXO EDHE:

Back to top button