Dortmundi në mënyrë bindëse arkëton Kupën

Borusia Dortmund është fituese e Kupës së Gjermanisë, pasi që në finale mundi skuadrën e Lajpcigut me 4-1. Xhadon Sanço hapi rezultatin në min 5’ për t’i dhënë avantazhin skuadrës nga Dortmundi.

Sulmuesi tjetër i Borusia-s, Erling Haaland u rikthye në këtë takim pas lëndimit dhe shënoi gol në min 28’. Në fund të pjesës së parë, Sanço shënoi golin e dytë personal për 3-0.

Në pjesën e dytë, Leipzig arriti të shënojë gol në min 72′ përmes futbollistit spanjoll, Dani Olmo, ndërsa goditjen përfundimtar e dha Haaland i cili shënoi golin e dytë në min 88′.

LEXO EDHE:

Back to top button