Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet në SPAK
Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet në SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”. Ndërkohë, mbështetësit e Berishës janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Kryedemokrati e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”. /Alsat.mk