Doza III, qytetarët me qëndrime të ndara

Imunizimi me dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid19 për shumë qytetarë është e pranueshme si shpresë për stabilizimin e tërësishëm të situatës. Megjithatë për një pjesë tjetër doza e tretë nuk fare e arsyeshme, kur një pjesë e madhe e qytetarëve akoma nuk e kanë marrë dozën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=vovWkJp4LIY&feature=youtu.be

A do e merrni dozën e tretë të vaksinës? Jo”.

 “ Kam marrë dy vaksina, do ta marrim patjetër edhe të tretën nëse duhet”.

 “ Nuk e di, tani sa e kam marrë dozën e parë tani pres ta marr të dytën. Për të tretën nëse ka nevojë patjetër ta marrim”.

 “ Unë mora dy doza tani, ndërsa të tretën nuk mendoj ta marr. E kam kaluar virusin, I kam marrë dy doza, nuk ka nevojë”.

 “ Unë i kam marrë dy dozat. Patjetër ta marrim dhe dozën e tretë ë të mbrohemi nga virusi korona, ashtu thonë se krijon imunitet”.

 “ Patjetër. Kam marrë dy doza, do ta marr dhe të tretën kur të më vijë radha”.

 “ Unë kam marrë dy vaksina dhe deri tash jam super. Do e kisha pranuar dhe të tretën, pse jo? Patjetër të jetojmë. Nëse duam jetë dhe të mos vuajnë tjerët për shkakun tonë duhet të vaksinohemi patjetër”.

Një ditë më parë Komisioni i imunizimit njoftoi se  doza e tretë e vaksinës mund të merret nga çdo qytetarë, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Deri më tani dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid në Maqedoninë e Veriut e kanë marrë 329 qytetarë, persona të cilët bëjnë pjesë në grupin e kategorive të rrezikuara. Deri më 2 tetor, me dy doza janë vaksinuar rreth 735.000 qytetarë. Vaksinimi kundër Kovid19 në vend ka filluar më 17 mars të këtij viti. Numri më i madh i vaksinave të aplikuara janë nga prodhuesi Pfizer, ku deri më 2 tetor janë dhënë 579.909 doza, ndërkaq e dyta sipas numrit të vaksinave të aplikuara është vaksina kineze Sinovak. Më pak doza të aplikuara në vend ka nga prodhuesi Rus, Sputnik V.

Vjollca Aliti

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button