Drejt përfundimit kisha Sagrada Familia, më e larta në botë

Drejt përfundimit kisha Sagrada Familia, më e larta në botë

141 vite deri sot dhe është drejt përfundimit bazilika me gjashtë kulla qëndrore, Sagrada Familia.Kulla e gjashtë dhe e fundit pritet të përfundojë brenda 2026-ës.

Arkitekti Antoni Gaudi vendosi që bazilika të kishte 18 kulla të mëdha në formë gishti, secila të simbolizonte një figurë të ndryshme biblike – 12 apostujt, katër ungjilltarët, Virgjëreshën Mari dhe Jezusin.

Në 12 nëntor do të mbahet mesha e inaugurimit në katedrale, ku do të ndriçohen katër kullat ungjillore. Ata do të qëndrojnë të ndezur gjatë Krishtlindjeve. Katër kullat ungjillore janë 135 metra të larta.

Kapaciteti i mbajtjes në total është 13 mijë njerëz.Në vitin 1984, ndërtesa hyri në UNESCO-s dhe u shenjtërua nga Papa Benedikti XVI në 2010-ën.

Është interesante sesi ndërtimi i kishës u krye ilegalisht për 137 vjet, deri në vitin 2019, kur më në fund u dha leja e ndërtimit nga këshilli i qytetit të Barcelonës.

Kur Sagrada Familia të përfundojë totalisht do të bëhet kisha më e lartë në botë, duke kaluar Ulm Minster, në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button