Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore, tregon se kur do të transportohen trupat e viktimave të tragjedisë në Koçan
Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore, tregon se kur do të transportohen trupat e viktimave të tragjedisë në Koçan

Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksandar Stankov, tha sot për Alsat, se trupat e viktimave të tragjedisë në Koçan, do të transportohen atëherë kur të përfundojnë të gjitha autopsitë dhe kur të kemi identifikim pozitiv të të gjitha viktimave.
Ai po ashtu, tha se Autopsitë bëhen në mënyrë paralele e cila është vetëm fillimi i procesit të identifikimit.
“Trupat do të transportohen atëherë kur të përfundojnë të gjitha autopsitë dhe kur të kemi identifikim pozitiv të të gjitha viktimave. Autopsitë bëhen në mënyrë paralele e cila është vetëm fillimi i procesit të identifikimit. Merren materiale dhe bëhen analiza të ADN-së dhe kontrollohen shenjat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kur t’i përfundojmë të gjitha këto procese, atëherë kur të shohim se kemi përfunduar të gjitha autopsitë dhe identifikim pozitiv, do të fillojmë me dorëzim të viktimave ndaj familjeve. Shihni, ndaj të gjitha trupave mund të marrim shembuj për ADN, çdo fatkeqësi e tillë masive është e vështirë për identifikim, është e mundimshme, kërkon shumë vëmendje, shumë koncentrim, kërkon bashkëpunim të mirë mes ekipeve sepse këtu nuk janë të përfshirë vetëm të punësuar nga Instituti për Mjekësi Ligjore por edhe ekipe të MPB-së. Puna po shkon me tempo të shkëlqyer, kemi bashkëpunim të shkëlqyer të ndërsjellë dhe pres që shumë shpejtë të përfundojë i gjithë ky proces.
Përafërsisht edhe sa kohë ende ju duhet?
Jo jo nuk dal me afate, vetëm mund t’u them se shpejtë do të përfundojë procesi”, u shpreh Aleksandar Stankov – Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore./ Alsat.mk