Drejtoresha e “Komunalec” Gostivar Artana Asani që u arrestua muaj më parë, lëshohet në paraburgim shtëpiak

Drejtoresha e “Komunalec” në Gostivar Artana Asani që muaj më parë u arrestua mbi dyshimet për ujin e ndotur në këtë qytet, me vendim të gjykatës, nga paraburgimi shkon në arrest shtëpie. Arsye për lehtësimin e masës sipas informacioneve të Alsat është gjendja e saj shëndetësore.

Ajo dyshohet për “vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”, ndërsa për të njëjtat vepra akuzohen edhe dy persona të tjerë. Hetimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar vazhdojnë, ndërsa prokuroria dhe policia ka njoftuar tashmë disa herë se në grupin e të akuzuarve mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë. Gostivari u përball me mungesë uji me tepër se një muaj, ndërsa nga helmimi në spital përfunduar mijëra qytetarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button