Drejtori Ekzekutiv i Twiterit: Përjashtimi i Trump-it nga Twitter, vendim i duhur

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Twiterit, tha këtë të enjte se përjashtimi i Trump-it nga Twitter ishte vendim i duhur. Por, ai u ankua se lëvizja ishte përçarëse dhe krijon një precedent që Dorsey tha se është i rrezikshëm për një “internet global të lirë dhe të hapur”.Dorsey tha se “dëmi jashtë linje” i paraqitur nga twiterat e Trump-it e shtyu kompaninë të përjashtonte presidentin nga Twitter. Twitter ndaloi Trump pas kryengritjes në Capitol të SHBA javën e kaluar. Kompania fajësoi një model të sjelljes që vazhdimisht shkelte rregullat e kompanisë. Facebook dhe Snapchat ndoqën shembullin dhe kanë ndaluar llogaritë e Trump-it po ashtu. Ndërsa YouTube e pezulloi presidentin për të paktën një javë. Dorsey këmbënguli se interneti nuk duhet të kontrollohet nga asnjë individ apo korporatë. Kjo ishte hera e parë që CEO i Twitter adresoi publikisht heqjen e Trump nga platforma e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button