Drejtori sportiv largohet nga Arsenali, arsyet e “divorcit” të Edu të paqartë!
Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi londinez. Ai ka qenë larg, në Brazil, për çështje personale dhe është kthyer në fund të javës së kaluar në kryeqytetin anglez.
Burimet kanë thënë për “Sky Sports News” se braziliani ka pasur në konsideratë një rol në grupin e klubeve të Evangelos Marinakis. Biznesmeni i njohur grek aktualisht zotëron klube si Nottingham Forest, Olimpiakos dhe Rio Ave.
Në të ardhmen pritet të zotërojë potencialisht një klub të katërt, të cilin po kërkon ta blejë në Europë. Nuk është ende e qartë nëse kjo është arsyeja pse Edu e ka marrë këtë vendim për t’u larguar nga Arsenali. “Sky Sports News” konfirmon se vendimi i brazilianit e ka befasuar klubin e “Topçinjve”.