Drejtuesit e PSZH-së “blindojnë” mbrojtësin brazilian deri në vitin 2026

Drejtuesit e PSZH-së “blindojnë” një nga pikat më të forta të skuadrës, për të cili në dritare merkatoje nuk mungojnë thashethemet.
Bëhet fjalë për brazilianin Markinjos, i cili ka zgjatur kontratën deri në vitin 2027. Marrëveshja aktuale i skadonte pas një viti (qershor) 2024, por drejtuesit e PSZH-së i ofruan rinovimin për tri sezone të tjera, oferta të cilën 28-vjeçari e pranoi.
Pjesë e parizienëve që nga viti 2012, Markinjos ka luajtur mbi 400 ndeshje si lojtar i PSZH-së. Sipas medieve franceze, zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeve të re do ndodhë sapo PSZH të sigurojë matematikisht titullin kampion.