Drejtuesit e Realit “fajësojnë” 3 futbollistë për humbjen e klasikes me Barcelonën

Pasojat nga humbja poshtëruese 5-2 e së dielës ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës kanë vazhduar për Real Madridin dhe gishtat vazhdojnë të tregohen nga tabela. Konkretisht, ata janë shprehur të indinjuar për opsionet e mesfushës që Karlo Ançelotti ka në dispozicion.
Lojtarët kryesorë Xhud Belingam dhe Federiko Valverde i kanë shpëtuar kritikave, por sipas “Cadena SER”, zhgënjimet janë drejtuar te Luka Modriç, Eduardo Kamavinga dhe Dani Seballos.
Modriç është referuar si “i papërshtatshëm për ndeshje të mëdha”, Kamavinga është etiketuar se nuk ka ndërmarrë një hap përfundimtar, ndërsa Seballos “nuk është mjaftueshëm i mirë për të qenë titullar në ndeshjet vendimtare”.
Pavarësisht kësaj, nuk ka plane që Real Madridi të nënshkruajë me dikë gjatë afatit kalimtar të dimrit të këtij muaji, e lëre më një mesfushor. Megjithatë, drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se ka një “problem që është diagnostikuar”, që do të thotë se Ancelotti duhet të punojë për të gjetur një zgjidhje me lojtarët që ai tashmë ka në dispozicion.