Dresel dhe Mekion, më të sukseshëm në “Tokio 2020”

Kejleb Dresel, notari nga SHBA, është sportisti më i suksesshëm në Lojrat Verore Olimpike në Tokio, pasi që arkëtoi 5 medalje të arta. Ndërkohë Ema Mekkion nga Australia është më e sukseshme në konkurencën e femrave, me 4 medalje të artë dhe 3 medalje të bronzit.

Dresel fitoi medaljet e arta në 5 nga 6 garat në të cilët morri pjesë. Notari amerikan vendosi rekord bote në 100 metra, stili flutur, ndërsa regjistroi edhe 2 rekorde olimpike në 50 metra , stil I lirë dhe 100 metra , poashtu stil i lirë.

Në disiplinat e njëjta, Ema Mekion, arkëtoi medaljet e artë si edhe Dreselli, me atë që notarja nga Australia morri pjesë edhe në garat e stafetës, ndërsa në disiplinën 4 herë nga 100 metra, vendosi rekord bote.

Kujtojmë se në Lojrat Olimpike në Tokio, së paku dy medalja të artë kanë arkëtuar 37 garues, prej të cilëve, 22 janë sportist dhe 15 janë sportiste.

LEXO EDHE:

Back to top button