Drilon Islami, përforcimi i parë i Shkëndijës

Drilon Islami do të vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës. 25-vjeçari do të largohet pas disa muajsh me Kluzh, ku nuk u përshtat. Largimi nga Prishtina ishte i bujshëm.

Më pas në Rumani nuk luajti asnjë minutë duke qenë plotësisht jashtë planeve të klubit. Islami nuk pranoi të ndërpresë kontratën dhe qëndroi pjesë e Kluzhit. Më parë emri i tij është përfolur te Dinamo.

Për herë të parë, Islami do luajë në Maqedoninë e Veriut ku Shkëndija synon të mbrojë titullin. Më parë ndërkohë kontribuonte po ashtu për Ferizajn dhe Dritën.

LEXO EDHE:

Back to top button