Drita Islami, vendos rekord të ri shtetëror në 400 m

Atletja më e mirë nga Maqedonia, Drita Islami, filloi sezonin e ri me një rekord tjetër shtetëror, por kësaj radhe në garat e atletikës në palestër. Islami vendosi rekordin e ri në 400 metra pa pengesa në palestër në Sofje të Bullgarisë, duke tejkaluar rekordin e vjetër, që poashtu ishte në pronësi të atletes shqiptare.
Pas një periudhë të plotësuar me lëndime, Drita Islami u kthye në këtë sport duke kaluar pistën e 400 metrave me kohë 55 sekonda e 95 të qindta. Me këtë rast përmirësoi rekordin e vjetër për 60 të qindta.
“Ky rezultat ka rëndësi të madhe për mua, pasi që një sezoni me lëndime, me çka kam rikthyer vetbesimin dhe kjo më motivon që të vazhdojë me rekorde të reja,” ka shkruar Drita Islami në rrjetet sociale.
Drita Islami ka paralajmëruar se do të paraqitet edhe në garën e 800 metrave në palestër, nu kuadër të Mitingut në Sofje të Bullgarisë.