Drita me një mungesë ndaj Deçiçit nga Tuzi
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka përfunduar stërvitjen e fundit për ndeshjen ndaj KF Deçiq̧ nga Tuzi, në kuadër të garave evropiane në Ligën e Konferencave.
Në konferencë për media janë paraqitur trajneri Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardiani Limani, të cilët edhe theksuan se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Nuhiu shtoi se Drita ka sjellë futbollistë të rinj në përbërje, duke e freskuar skuadrën dhe mungesa e vetme për këto ndeshje është Hamdi Nimani për shkak të lëndimit.
Kapiteni Ardian Limani ka potencuar se faza përgatitore ka shkuar mirë, atmosfera dhe skuadra janë mjaft pozitive, ndërsa shtoi se tifozët vazhdojnë të jenë mungesë e madhe për Dritën.








