Drita mund Deçiqin, siguron përballjen me Fejnordin

Skuadra e Dritës ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë skuadrën e Deçiqit me rezultat 1-0. Gjilanasit e filluan më mirë ndeshjen dhe dominuan pjesën e pare, por përkundër rasteve të shumta nuk pati gola në këtë fraksion.

Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën e Deçiq që morri iniciativën ndërsa Drita u mbrojt më shumë. Por ishte min e 84’ kur pas një ndërprerje realizoi me kokë Ardian Cuculi për Dritën, duke i shuar shpresat e Deçiqit.

Kujtojmë se KF Drita fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, dhe kështu kualifikohet në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Skuadra e Dritës në raundin tjetër takohet me skuadrën e famshme holandeze të Fejnordit.

LEXO EDHE:

Back to top button