Dritë jeshile për tifozët në Kupën e Italisë, më 19 maj

Finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Atalantas, më 19 maj do të zhvillohet në praninë e tifozëve, me 20% të kapacitetit të stadiumit, ka njoftuar nënsekretari italian për shëndetësinë. Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet në Stadiumin Mapei në Reggio Emilia, shtëpia e skuadrës së Serisë A, Sassuolo dhe do të mirëpresë tifozët pasi Federata Italiane e Futbollit (FIGC) bëri një kërkesë për qeverinë që mbështetësit të lejohen mes pandemisë së COVID- 19.
“Pasi kam diskutuar me ministrin (e shëndetësisë) Roberto Speranza, unë konfirmoj gatishmërinë e qeverisë për të hapur stadiumin për tifozët me 20% të kapacitetit”, tha në një deklaratë nënsekretari i shëndetësisë Andrea Costa.
Stadiumi Mapei mban pak më shumë se 21500 tifozë në kapacitet të plotë. Kujtojmë se stadiumi Olimpik i Romës u konfirmua si një vend organizator i Euro 2020 në fillim të këtij muaji, me autoritetet që garantojnë se do të plotësohet të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit.