Dua Lipa e vërtetoi edhe njëherë, Gigi është me fat që ka një kunatë si ajo


Ndonëse është në javët e fundit të shtatzënisë Gigi Hadid ka qenë tejet hermetike, duke mos ndarë asnjë foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale…deri sot. Modelja e njohur ka ndarë në Instagram disa super foto duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, teksa ka shkruar “Një ëngjëll po rritet!”

Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë komentuar shumë nga fansat. Këtyre fotove nuk u ka rezistuar as kunata e modeles, shqiptarja jonë Dua Lipa, e cila ka postuar një foto të Gigit në Instastory, duke shkruar “Mami e ardhshme më e bukur në botë”.

Vajzat na kanë treguar se kanë një marrëdhënie për tu patur zili dhe e thërrasin njëra-tjetrën “motra”. Bebushi është komentuar gjerësisht nga fansat në të gjithë botën duke u cilësuar si “bebi më i bukur dhe më me fat”.

E para vjen për arsye se ka prindër dy nga personazhet më të bukura të showbiz-it botëror, kurse e dyta sepse rrethohet nga një familje e veçantë që përbëhet nga: Yolanda dhe Mohamed Hadid (gjyshja dhe gjyshi), Bella Hadid dhe Dua Lipa (tezet) dhe Anwar Hadid (daja).

Gigi dhe Zayn janë në New York, ku Gigi dëshiron të lindë.

LEXO EDHE:

Back to top button