Dua Lipa publikon klipin e ri, vjen në skena provokuese me Megan Thee Stallion

Dua Lipa publikon klipin e ri, vjen në skena provokuese me Megan Thee Stallion

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa kanë publikuar këngën dhe klipin e tyre më të ri me titull “Sweetes Pie”.

Ato në Instagram kanë publikuar disa fotografi nga skena të ndryshme të klipit, në të cilin janë shfaqur mjaft provokuese.

Për klipin e tyre u kujdes regjisori Dave Meyers, në të cilin Megan u shfaq me një veshje lëkure të zezë dhe me një kapele të zezë.

Në një skenë në klip, artistja muzikore, emri i plotë i së cilës është Megan Jovon Ruth Pete, veshi një fustan floriri me shumë nivele ndërsa kërcente së bashku me këngëtaren Lipa.

Megan ka promovuar shumë klipin, i cili ka një temë ëmbëlsirash, gjatë gjithë javës në rrjetet e saj sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button