Dua Lipa shkëlqeu në “AMA” po ja sa i ka kushtuar fustani që ka veshur

Dua Lipa shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në “American Music Awards” duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme të hitit të saj “Levitating”.

Këngëtarja me famë botërore kishte bërë një zgjedhje shumë të veçantë për veshjet e eventit dhe fustani me të cilin u shfaq në tapetin e kuq, u përzgjodh si një ndër më të mirët.

Dua kishte veshur një fustan të bardhë nga marka “Versace” me disa motive yjesh në ngjyra të ndryshme. Por sa mendoni ju se ka kushtuar ky fustan? Sipas faqes “What They Wearin” veshja e Lipës ka kushtuar plot 10 mijë euro.

Gjatë mbrëmjes Dua Lipa u vlerësua edhe me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën e saj “Don’t Start Now”. Këngëtarja me origjinë shqiptare është një nga emrat më të suksesshëm të momentit dhe albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka marrë vlerësime të shumta. Para pak ditësh 25-vjeçarja bëri të ditur në Instastory se “Future Nostalgia” ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjimeve në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja femër më e dëgjuar e vitit 2020. Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

LEXO EDHE:

Back to top button