“Dua një trofe me Atletikon, në këto muaj të fundit këtu”

Atletiko Madrid rigjeti shijen e fitores pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Valencia 2-1 në shtëpi. Goli i fitores u shënua nga Antoan Grizman, i cili i deklaroi qëllimet e tij hapur pas ndeshjes.

“Ajo që dua është të fitoj një titull me ekipin këtë sezon. Kam ende disa muaj nga kjo kontratë dhe ajo që dua është të jem në formë të mirë fizike e mendore. Dua të ndihmoj ekipin siç bëra dje kur të vijë radha ime”, tha Grizman.

 

Sulmuesi francez, theksoi se e kupton pozitën e tij në ekip dhe minutazhin që merr në ekipin e Atletiko Madridit.

 

“E di që do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja në minutat që më jep trajneri. Ndonjëherë shënoj një gol si dje dhe herë të tjera, si në Bilbao, nuk e prek topin. Duhet ta pranoj që do të jetë kështu. E dua futbollin dhe sa herë që prek topin, më bën të lumtur. Gjithashtu, më bën të lumtur të shoh tifozët në stadium duke na brohoritur. E gjithë kjo më bën të lumtur dhe më ndihmon të pranoj çdo rol që më është caktuar“.

LEXO EDHE:

Back to top button