Dubai World Expo në 2021

Dubai po përgatitet pë World Expo, event që mbahet çdo 5 vjet, e që duhej të mbahej para një viti. Në këtë event në ekspozita shfaqen qindra shtete duke treguar më të rejat nga teknologjia dhe arkitektura. Organizatorët parashikojnë 25 milion vizitorë gjatë panairit 6 mujor. Sidoqoftë, plani i ardhshëm është që ai të mbahet nga 1 Tetor, 2021 – 31 Mars, 2022.

Faktet kryesore nga Dubai World Expo:
– Më shumë se 190 vende do të marrin pjesë, në veprimtarinë e parë të tillë që do të mbahet në Lindjen e Mesme

– Expo pritet të rrisë ekonominë e Dubait me 33 miliardë dollarë dhe të krijojë deri në 300,000 vende pune

– Sipërfaqja përfshin 4.3 km katrorë, ose 613 fusha futbolli, dhe Expo do të ketë stacionin e vet të metrosë

– Uber do të testojë makina fluturuese gjatë ngjarjes

– Rreth 90% e materialeve të përdorura në ndërtim do të përdoren për të krijuar ndërtesa të përhershme më pas.

2.Tim Cook i Apple po krijon një makinë elektrike

CEO i Apple Tim Cook tha se gjigandi i teknologjisë është duke punuar në një projekt të automjeteve elektrike. Tani për tani, ata fshehin projektin e saj të automjeteve, e ku njihet nga brenda si “Project Titan”. Por raportet sugjerojnë që ajo ka biseduar me prodhues të shumtë të automjeteve, përfshirë Nissan dhe Hyundai rreth partneritetit në automjete. Deri në vitin 2024 Apple ka në plan të ndërtojë makinën e saj, sipas raporteve të shumta edhe pse prodhuesit e makinave kanë mohuar se jenë në bisedime me Apple.

3. Volkswagen do të arrijë Tesla-n

Volkswagen tashmë ka bërë lëvizje të guximshme. Duke u bazuar në azhurimet e kompanisë, markat e saj, duke përfshirë VW, Audi dhe Porsche, mund të prodhojnë 1.5 milion vetura elektrike, nga 230,000 në 2020. Grupi mund të arrijë Tesla-n, i cili bëri 500,000 makina vitin e kaluar, ose edhe ta tejkalojnë atë.Volkswagen ka në plan të dyfishojë pjesën e automjeteve të plota elektrike në shitjet e saj evropiane deri në vitin 2030, në një përpjekje për të përshpejtuar zhvendosjen e prodhuesit të automjeteve drejt makinave me bateri.

Florent Ibraimi

LEXO EDHE:

Back to top button