Dubai, zhvillohet java evropiane dizajnit
Dubai, zhvillohet java evropiane dizajnit

Në vitin e nëntë të saj, është zhvilluar Java e Dizajnit të Dubait, duke shfaqur seminare, ekspozita, dizajne inovative nga arkitektë dhe dizajner të ndryshëm. Përvec ndërtesave të larta, “Dizajnest” ka fituar vendin e parë në konkursin e Komisionit Urban, e realizuar nga Al Kattan. Tematika e dizajnit është hapësira sociale e jashtme e krijuar në mjedis të hapur, që siguron hije dhe ndenjëse për njerëzit, por dhe strehë për pëllumbat. Dizajni është frymëzuar nga rëndësia historike e kullave të pëllumbave në Gadishullin Arabik, ku ndërtesat u ndërtuan për të strehuar pëllumbat në klimë të ashpër. Dizajni është drejtkëndësh me fole pëllumbash në krye dhe tre dyer të harkuara në fund për të mirëpritur vizitorët njerëzorë. /Alsat.mk